Ballina Flash

Muzhaqi: Kurset e kodimit, mundësi e mirë për të ardhmen

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi vizitoi sot akademinë e programeve të kodimit “Holberton”.

Ajo vlerësoi kurset e kodimit që po jepen me mbështetje nga qeveria si një mundësi e mirë për të ardhmen.

“Diskutuam me të rinjtë rreth çështjeve të ndryshme, si orientimi i tyre profesional, kontakti i tyre i parë me programet e kodimit, rrugëtimi i aplikimit në kurset e programimit dhe arsyet që i nxitën të bëhen pjesë e këtyre programeve”, tha Muzhaqi.

“Në mesin e programuesve të rinj, kishte dhe raste tepër të veçanta. Ndër to do të veçoja rastet e gjimnazistëve që kanë zgjedhur të bëhen programues. Hapin e parë të këtij rrugëtimi e kanë përfunduar me sukses”, shtoi ajo.

Muzhaqi theksoi se, aplikimet në portalin e-Albania në shërbimin “Aplikim për kurset e zhvillimit profesional me mbështetje financiare” janë ende të hapura.

/m.m/ /gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Zabel”, vepra artistike që zbukuron rrethrrotullimin e Koplikut
Artikulli tjetërBRUKSEL – Stoltenberg shpreh keqardhjen për pezullimin e traktatit të armëve bërthamore nga Rusia