Ballina Flash

Nikolla uron 53-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës

TIRANË, 15 shkurt /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla uroi sot pedagogët dhe studentët e Universitetit “Hasan Prishtina” në 53-vjetorin e themelimit të Universitetit.

Në mesazhin e saj, Nikolla shkruan se “më 15 shkurt 1970 u mbajt mbledhja themeluese e Universitetit të Prishtinës, sot Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Universiteti i Prishtinës ka përgatitur, edukuar e inspiruar dhjetëra breza studentësh, të cilët i kanë shërbyer e i shërbejnë zhvillimit, ekonomisë, kulturës dhe shoqërisë në Kosovë si edhe kombit shqiptar.

“Si një institucion i rëndësishëm i albanologjisë, shkencave, teknologjisë dhe mendimit politik, shoqëror e shkencor shqiptar, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është sot qendër e rëndësishme e vetëdijes kombëtare, kontribues i rëndësishëm në integrimet evro-atlantike. Suksese pedagogëve e studentëve të Universitetit “Hasan Prishtina” në kontributin për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës!”, shkruan Nikolla.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPraktikat e Punës, 10 të rinj kontratë njëvjeçare pranë MBZHR-së
Artikulli tjetërTirana Qyteti Evropian i Sportit, De Biasi: Mundësi për të gjithë