Ballina Bota

KIEV – Vazhdojnë luftimet e ashpra në Bakhmut

ROMË, 15 shkurt /ATSH-ANSA/ – Luftimet e ashpra po vazhdojnë ende në Bakhmut dhe vetëm gjatë ditëve të fundit pushtuesit kanë humbur 119 persona, tha koloneli dhe zëdhënësi i Grupit Lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Serghei Cherevati, sipas “Ukrinform”.

Sipas Cherevati, forcat ruse ndërmorën 103 sulme me 25 përballje luftarake.

Gjithashtu, Cherevati specifikoi se hyrja dhe dalja nga Bakhmut tani është e mundur.

“Gazetarë, vullnetarë dhe njerëz të tjerë mund të kenë akses në qytet nëse është e nevojshme”, tha ai. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – NATO një batalion tankesh “Leopard” për Ukrainën
Artikulli tjetërPolicia e Shtetit, arrestohen 24 shtetas për vepra të ndryshme penale