Ballina Ekonomi

Hado: Marrëveshje me 11 shtete për sigurimet shoqërore, 6 në proces

TIRANË, 15 shkurt /ATSH/ Instituti i Sigurimeve Shoqërore po intensifikon bashkëpunimin ndërkombëtar, duke siguruar mbrojtjen shoqërore të qytetarëve.

Drejtori i përgjithëm i ISSH-së, Astrit Hado bëri të ditur se 1000 aplikime për shërbimet që ofrohen në kuadër të zbatimit të Marrëveshjeve Ndërkombëtare janë realizuar në vitin 2022, kryesisht për lidhje pensionesh, transferime, verifikime etj., me vende të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm.

Sipas tij, Instituti i Sigurimeve Shoqërore aktualisht po zbaton marrëveshje dypalëshe me 11 shtete në fushën e sigurimeve shoqërore, ndërsa janë në proces edhe 6 marrëveshje të tjera.

“Jemi të angazhuar për të siguruar mbrojtjen shoqërore për qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në këto vende, ndërsa po intensifikojmë përpjekjet për të shtuar numrin e shteteve me të cilat synojmë të hapim negociatat”, shprehet Hado.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMBZHR dhe UBT, trajnim të rinjve drejt transformimit digjital të bujqësisë
Artikulli tjetërCelibashi: Ka vetëm një PD, nëse plotëson kushtet do të regjistrohet