Ballina Flash

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, perlë biodiversiteti dhe ekoturizmi

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Nën magjinë e ngjyrave që vijnë nga objektivi i fotografit Hektor Pustina, Kumbaro i ftoi të gjithë që të përjetojnë eksperienca unike në këtë perlë biodiversiteti dhe ekoturizmi.

arku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një nga destinacionet më të të preferuara për turistët për argëtim, qetësi dhe pushim gjatë fundjavës për qindra qytetarë që e frekuentojnë çdo javë.

Përveç natyrës, parku kombëtar u ofron qytetarëve edhe “shoqërinë” e specieve të rralla dhe të veçanta që ndodhen në këtë park si pelikani kaçurrel, apo edhe gjitari globalisht i kërcënuar – lundërza (Lutra lutra), çakalli, dhelpra, baldosa, dallëndyshja e detit, por edhe disa lloje të rralla pishash.

Në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta gjenden edhe delta lumenjsh, laguna, duna ranore dhe bimësi e rrallë, çka e bën këtë park një ndër më të rëndësishmit në Mesdhe.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, vazhdon të jetë një nga destinacionet e preferuara të turistëve vendas dhe të huaj.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSANREMO – Mengoni fiton çmimin e parë me ”Due vite”
Artikulli tjetërPeleshi: Forcat e Armatosura, mundësi për çdo të ri që do të ndjekë një karrierë ushtarake