Ballina Flash

​Stërviten së bashku komandot e Shqipërisë dhe Kosovës

PRISHTINE, 11 shkurt/ATSH/ Në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve në Zall- Herr të Shqipërisë, nënoficerë të Kosovës së bashku me nënoficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë përfunduan më sukses kursin bazik të nënoficerit.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar se si vëllezër të gjakut e të armës, po stërviten së bashku komandot e Forcave të Shqipërisë e Kosovës.

“Në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve në Zall- Herr të Shqipërisë, nënoficerët tanë së bashku me nënoficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë përfunduan më sukses Kursin bazik të nënoficerit. Kursi tetëjavor përmbante pjesën teorike dhe atë praktike me qellim të përgatitjes së kursantëve si komandant të skuadrës. Mirënjohje dhe falënderim i madh për instruktorët e QAPN dhe urime për nënoficerët për certifikimin dhe suksesin e treguar. Së bashku çdoherë jemi më të fortë”, ka shkruar ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFaber takon Blinken: Lidhje e fortë mes dy popujve tanë
Artikulli tjetërBalla: Protesta e opozitës për t’iu kundërvënë drejtësisë