Ballina Flash

Studenti turk prek me kërkesën e tij për macen!

STAMBOLL, 10 shkurt /ATSH/ – Shpëtoni macen time përpara meje!.

Kjo ishte kërkesa prekëse e një studenti, nën rrënoja në Turqi, sipas ”La Stampa”.

Në Hatay të Turqisë, një grup shpëtimtarësh shpëtuan studentin e universitetit ”Kerem Cetin” nga rrënojat e një ndërtese të shembur.

Por, ajo që e bëri të veçantë këtë operacion ishte kërkesa e të riut që nuk pranoi ta linte veten që ta ndihmonin, pasi fillimisht duhej të kujdeseshin për macen e tij Çiçek (në shqip luleshtrydhe).

Kështu që shpëtimtarët e tij u përqendruan menjëherë te macja e tij bardh e kuqe, e cila ishte shtrirë në një batanije ku ishte mbështjellë pronari i saj.

Një gjest dashurie reciproke, pasi kur shpëtuesit arritën të çlironin macen, kafsha u kap pas batanijes me sa duket duke hezituar të largohej nga Keremi.

Megjithatë, sapo u nxorr jashtë, Çiçeku u qetësua shpejt dhe shpëtuesit madje patën kohë ta përkëdhelin pak përpara se të ktheheshin për të nxjerrë Keremin.

Të dy pësuan vetëm lëndime të lehta, humbën gjithçka, por jo dashurinë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – USAID: 85 milionë dollarë ndihma për Turqinë dhe Sirinë
Artikulli tjetërBonusi i Rijetësimit në Lagjen Kala të Elbasanit