Ballina Flash

Gjykimi kundër Pjetër Shalës fillon më 21 shkurt

PRISHTINË, 10 shkurt /ATSH/ Më 21 shkurt 2023, nis gjykimi kundër Pjetër Shalës para Dhomave të Specializuara (DHSK).

Deklaratat hyrëse janë planifikuar të vijojnë edhe më 22 shkurt. Më 21 shkurt, Kryegjykatësja do të hapë gjykimin, do të kërkojë leximin e akuzave për të akuzuarin, do ta informojë mbi të drejtat dhe detyrimet dhe do ta pyesë të akuzuarin nëse e ka kuptuar Aktakuzën dhe nëse dëshiron të konfirmojë vetëdeklarimin e tij të mëhershëm si i pafajshëm.

Më pas, Prokurori i Specializuar, mbrojtësi i viktimave dhe Mbrojtja do të kenë përkatësisht nga dy orë për të dhënë deklaratat e tyre hyrëse.

Në fillim të gjykimit, i cili nis në orën 09:30, Kryegjykatësja do të kërkojë leximin e akuzave për të akuzuarin, do ta informojë mbi të drejtat dhe detyrimet dhe do ta pyesë të akuzuarin nëse e ka kuptuar Aktakuzën dhe nëse dëshiron të konfirmojë vetëdeklarimin e tij të mëhershëm si i pafajshëm. Më pas, Prokurori i Specializuar, mbrojtësi i viktimave dhe Mbrojtja do të kenë përkatësisht nga dy orë për të dhënë deklaratat e tyre hyrëse, thuhet në komunikatën e DHSK-së./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTRASBURG – Këshilli Evropian përshëndet harmonizimin e Ballkanit Perëndimor me politikën e vizave
Artikulli tjetërShoqata e Përpunimit të Qumështi: Nuk ka marrëveshje për të rritur çmimet