Ballina Flash

Modele arsimore për sitet kryesore të trashëgimisë kulturore

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Projekti “Fuqizimi i Trashëgimisë dhe Platformat Mësimore”, që mbështetet nga programi EU4Culture i granteve, aktualisht po harton modele arsimore për sitet kryesore të trashëgimisë kulturore në Kavajë, Krujë dhe Rrogozhinë.

Edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti publikoi në rrjetet sociale disa nga draftilustrimet e Kalasë së Bashtovës të krijuara nga artistë të rinj vendas.

EU4Culture i ka quajtur “Sneak Peek” punimet e artistëve të rinj, në këtë fazë të projektit “Platformat e Fuqizimit dhe Mësimit përmes Trashëgimisë”.

“4 modelet e reja edukative po marrin ngadalë formë dhe ne mezi po presim të ndajmë punën e artistëve të rinj”, thuhet në postimin e EU4Culture. Krijimet e publikuara kësaj radhe janë të Lidia Salikos me ilustrimet e saja mbi Kalanë e Bashtovës.

Kalaja e Bashtovës ka një sërë veçorish të lidhura me pozicionimin, formën etj, të cilat do të shtjellohen vizualisht në modelin edukativ që po përgatitet.

Ky projekt është mbështetur nga EU4Culture Albania, Bashkimi Europian në Shqipëri, Ministria e Kulturës dhe ambasada e Suedisë në Tiranë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPaketa e kataraktës, 3700 pacientë e përfituan falas në 2022-shin
Artikulli tjetër16 vjet nga propozimi i planit të Ahtisarit