Ballina Flash

Haradinaj, në Lutjet e Mëngjesit në SHBA

PRISHTINË, 2 shkurt/ATSH/ Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në Lutjet e Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj ka thënë se historia jonë është e lavdishme sikurse miqësia e veçantë me Amerikën.

“Në Lutjet e Mëngjesit, tash e shumë vite takoj miq amerikanë por edhe miq të tjerë ndërkombëtarë. U ndjeva mirë të filloj ditën në një ngjarje, ku marrin pjesë personalitete nga më shumë se 90 vende të botës.

Tregimin për Kosovën duhet ta bëjmë ne, historia jonë është e lavdishme sikurse miqësia e veçantë me Amerikën”, ka shkruar Haradinaj. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrilli shpallet muaji i librit akademik dhe universitar
Artikulli tjetërBordi i Transparencës: Çmimi i naftës zbret në 197 lekë/litër