Ballina Aktualitet

Situata parazgjedhore, Begaj takon Barsacq

TIRANË, 31 janar/ATSH – I. Vata/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim ambasadoren e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Begaj, bëri të ditur se, në takim u diskutua siguria e rajonit dhe situata parazgjedhore.

“Prita Ambasadoren e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq. Diskutuam çështjet e sigurisë rajonale, luftën në Ukrainë dhe situatën parazgjedhore”, shkroi Begaj.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGërvalla: Çdo model i Asociacionit që lejon Serbinë të minojë sovranitetin e Kosovës duhet refuzuar 
Artikulli tjetërVon Cramon i dorëzon Parlamentit Evropian draft-raportin për Kosovën