Ballina Flash

Restaurim i 2 ikonave në laboratorin e Veprave të Artit në Berat

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Ministrja e Kulturës, Elva MArgariti ka publikuar momente pune gjatë restaurimit të veprave të artit në Laboratorin e Restaurimit të Veprave të Artit në DRTK Berat ku specialistët po kryejnë procesin e konsolidimit të pelikulit të pikturës së dy ikonave: ikona “Shën Maria mbi fron” e Gjergj Johan Çetirit dhe “Shën Maria mbi fron” e Kostandin Zografit.

Pas këtij procesi do të vijohet me pastrimin e ikonës, duke nxjerrë në dritë dy kryevepra të trashëgimisë kulturore.

“Shën Mëria mbi fron” me autor Gjergj Johan Çetirin ka prejardhje nga Kisha e Shën Thanasit, Karavasta, Lushnjë dhe ikona “Shën Mëria mbi fron” me autor Kostandin Zografin ka prejardhje nga fshati Vanai i Fierit.

Ndërhyrjet konservuese dhe restaurimi, do të bëjnë të mundur nxjerrjen në dritë të këtyre veprave të artit nga faza e degradimit, duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësi të një procesi që ka për vizion ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore. Këto ikona janë pjesë e fondit të DRTK-Berat. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJERUZALEM – Blinken bën thirrje për uljen e tensioneve midis izraelitëve dhe palestinezëve
Artikulli tjetërMbi 8 mijë procedura kardiologjike falas gjatë vitit 2022