Ballina Flash

“Shtëpiakët e dëshpëruar” nis shfaqjet në Tiranë

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Komedia më e suksesshme e vitit 2022 “Shtëpiakë të dëshpëruar”, vjen sot në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, për të nisur sezonin në Tiranë.

Artan Imami, Gentian Zenelaj dhe Indrit Çobani, tri “shtëpiakët e dëshpëruar” vijnë në skenën e “Eksperimentalit” pasi arritën rekorde të audiencës në Korçë, Durrës, Fier, Pogradec dhe Lezhë.

Komedia me regji nga Artan Imami, nga sot, do të vijojë të shfaqet përnatë, deri më 5 shkurt.

Zherom, interpretuar nga Artan Imami, i dëshpëruar nga braktisja e së dashurës, thërret dy shokët e tij, Stefan (Indrit Çobani) dhe Alex (Gentian Zenelaj) ta ndihmojnë për të gjetur një mënyrë të rifitojë ish-të dashurën. Por dy shokët do ta fusin në një ngatërresë edhe më të madhe, e cila do të sjellë të qeshura e argëtim për spektatorin në sallë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAvokati i Popullit, rekomandim për përshpejtimin e proceseve gjyqësore me ndikim tek fëmijët
Artikulli tjetërAlabar: Porti turistik i Durrësit, ndër projektet zhvillimore më të përparuara në botë