Ballina Flash

TKOB shfaqje nga kompozitorët e muzikës klasike me famë botërore

TIRANË, 29 janar /ATSH/ Në programin muzikor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit erdhi koncerti simfonik “Violonçelo misterioze”.

Violonçelisti, Petar Pejcic, fituesi i V “Queen Mathilde Prize” në konkursin më të rëndësishëm ndërkombëtar “Queen Eliabeth Competition” dhe dirigjenti italian, Adriano Martinolli D’Arcy, iishin protagonistët e koncertit simfonik instrumental “Violonçel misterioze, me orkestrën simfonike të TKOB.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau foto në rrjetet sociale nga kjo mbrëmje teksa shkroi “një violonçel “misterioz” në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, solli për publikun Suitën nr. 4 nga opera “Mozartiana” e Tchaikovsky-t, Koncertin nr. 1 për violonçel të Shostakovich-it dhe Simfoninë nr. 1 të Prokofiev-it”.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit me këtë mbrëmje simfonike solli për publikun, kompozitorët e muzikës klasike me famë botërore, me 4 premiera në koncerte simfonike, 5 solistë në violinë, piano, flaut dhe violonçel dhe me kryevepra klasike të Mozartit, Çajkovskit, Prokofievit, Shostakoviçit etj.

“Një mbrëmje magjike nën dirigjimin e mjeshtrit italian, Adriano Martinolli D’Arcy dhe violonçelistit të mrekullueshëm Petar Pejčić”, u shpreh Margariti.

 


Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Papa Françesku dënon spiralen në rritje të vdekjeve në Lindjen e Mesme
Artikulli tjetërRritja e çmimeve të apartamenteve, Veliaj: Më e ulët se në vendet e BE-së