Ballina Ekonomi

Dita Botërore e Doganave, DPD: Kemi reduktuar me 50% kohën e zhdoganimit

Dogana

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Në Ditën Botërore të Doganave, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave shprehet se, rritja e cilësisë në ofrimin e shërbimeve ndaj biznesit dhe qytetarëve, është qëllimi dhe objektiv i saj.

Sipas DPD-së, me transformimin rrënjësor që ka pësuar administrata doganore, biznesi shërbehet në çdo kohë, shpejt, pa burokraci dhe me standarde bashkëkohore.

Aktualisht me 38 shërbimet online është reduktuar tërësisht kontakti fizik me administratën dhe janë lehtësuar ndjeshëm procedurat, që deri dje shkaktonin radhë të gjata pritjeje dhe zvarritje.

“50 % është reduktuar koha e zhdoganimit, duke i ndihmuar bizneset të arrijnë më shpejt tregjet që ata kanë si destinacion”, informoi Dogana.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRealizohet me sukses heqja e një tumori të rrallë, shpëtohet nëna e re
Artikulli tjetërMuzeu i Artit Mesjetar prezanton objekte të vyera të fondit të tij