HAGE, 17 janar /ATSH-DPA/ – Një ish-shefi i dyshuar i sigurisë i milicisë terroriste të Shtetit Islamik është arrestuar në Holandë, njoftuan autoritetet holandeze.
”37-vjeçari është i dyshuar për krime lufte në Siri”, theksoi zyra e prokurorit. Emri i tij nuk u bë i ditur.
Siriani kishte aplikuar për azil në Holandë në vitin 2019 dhe thuhet se jetonte në Arkel, rreth 70 kilometra në jug të Amsterdamit, që nga viti 2020.
Siriani dyshohet se ka luajtur një rol udhëheqës në milicitë terroriste midis 2015 dhe 2018.
Më parë, ai raportohet se ka qenë kreu i sigurisë për dy vjet për Frontin Al-Nusra, gjithashtu i klasifikuar si një organizatë terroriste.
Ai thuhet se ka qenë aktiv në dhe rreth kampit të refugjatëve Yarmuk, në jug të Damaskut, kryeqytetit sirian.
I dyshuari do të sillet para gjykatësit në Hagë të premten. Detajet e krimit për të cilin akuzohet nuk janë bërë ende të ditura. /os/













