Ballina Bota

RIGË – Estonia blen 12 obusë vetëlëvizës nga Koreja e Jugu

RIGË, 15 janar /ATSH-DPA/- Estonia do të blejë 12 obusë vetëlëvizës të tjerë nga Koreja e Jugut, ndërsa vendi baltik rrit kapacitetin e tij ushtarak pas pushtimit rus të Ukrainës.

Qendra e Estonisë për Investimet e Mbrojtjes në kryeqytetin Talin njoftoi dje marrëveshjen me vlerë 36 milionë euro (39 milionë dollarë).

Sistemet e armëve vetëlëvizëse “K9 Thunder” të prodhuara nga kompania e armëve koreano-jugore “Hanwha Techwin” do të dorëzohen deri në vitin 2026.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës shihet në Estoni si një kërcënim i drejtpërdrejtë i sigurisë. Qeveria është përgjigjur duke rritur shpenzimet ushtarake dhe përmirësuar masivisht forcat e armatosura.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak31-vjetori i FRESSH-it, Veliaj: Të rinjtë tanë marrin vendime për qytetet, s’djegin shtëpinë e tyre për liderat
Artikulli tjetërVeliaj: PS partia e vetme që u jep besim të rinjve