Ballina Flash

Kina lëshon satelit të ri komunikimi

PEKIN, 13 janar /ATSH-AA/ – Kina ka lëshuar ​​në hapësirë ​​satelitin e komunikimit “APSTAR-6E”.

Sipas agjencisë kineze të lajmeve Hsinhua, sateliti është lëshuar nga qendra satelitore Xichang në provincën Sichuan, me një raketë ”Long March 2C”.

Sateliti do të ofrojë shërbime komunikimi me shpejtësi të lartë në rajonin e Azisë Juglindore.

Lëshimi në hapësirë ishte misioni i 460-të i transportit i kryer me raketa të tipit ”Long March”.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakREPUBLIKA ÇEKE – Fillojnë zgjedhjet presidenciale mes frikës nga sulmet kibernetike
Artikulli tjetërRrumbullaku, homazhe në memorialin e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit