Ballina Flash

iPhone 15 mund të mos ketë butona fizikë

KALIFORNI, 13 janar /ATSH-ANSA/ – Modelet Pro dhe Pro Max, që do të dalin këtë vjeshtë, mund të jenë të parët në historinë e Apple pa çelësa fizikë, sipas analistit Ming-Chi Kuo, ekspert në botën e Apple, i cili shpjegon detajet e iPhone 15.

Analisti nuk foli për mënyrën e karikimit edhe nëse nga shumë anë ka indikacione se iPhone-ët e ardhshëm do të integrojnë standardin USB-C, të cilin Bashkimi Evropian e ka bërë të detyrueshëm për të gjithë telefonat inteligjentë nga fundi i vitit 2024.

Standardi i vendosur do ta shtynte Apple të eliminonte çdo lloj filli karikimi nga telefonat e saj, vetëm në favor të energjisë me valë, duke përdorur teknologjinë MagSafe.

Duke iu rikthyer butonave, Ming-Chi Kuo deklaron se kompania Cirrus Logic do të prodhojë butonat në gjendje të ngurtë që do të zëvendësojnë ata mekanikë.

Për të simuluar presionin fizik, pjesët e kornizës ku do të vendosen aktivizuesit do të montojnë teknologjinë Taptic Engine, d.m.th., një motor reagimi haptik, përgjegjës për rikrijimin e klikimit të butonave.

Cirrus Logic duhet të jetë furnizuesi ekskluziv për këtë lloj hardueri të ofruar në iPhone 15, në mënyrë që ta bëjë atë unik në krahasim me konkurrencën.

Analisti shpjegon gjithashtu se risia mund të miratohet edhe nga iPad-ët, nëse mirëpritet nga ekspertët e industrisë dhe konsumatorët./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBUENOS AIRES – Argjentina përballet me normën e inflacionit prej 94,8%, më e larta e 30 viteve të fundit
Artikulli tjetërKrifca: Mbështetje rekord për fermerët nga Skema Kombëtare dhe naftë falas