Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 12 janar 2023

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të lagështa si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje. Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar kryesisht në orët e mëngjesit kryesisht në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim  verilindje  – veriperëndim me shpejtësi nga 1 – 5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era relativisht intensive deri ne 7-10m/sek. Valëzimi në dete i forcës nga 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/10 Diell re
Kukës -2/6 Diell re
Lezhë 2/9 Diell re
Dibër -3/5 Diell re
Durrës 2/11 Diell re
Tiranë 2/11 Diell re
Elbasan 0/10 Diell re
Berat -2/11 Diell re
Vlorë 2/12 Diell re
Korçë -2/4 Diell re
Gjirokastër -3/9 Diell re
Sarandë 2/13 Diell re

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAKZM: Census ndërkombëtar për shpendët ujorë dimërues
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/01/2023