TIRANË, 7 janar /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer janë kryer 499 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 29 qytetarë.
Sipas MSHMS-së, rastet pozitive janë në këto bashki: 12 në Tiranë, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Dibër, Divjakë, nga 1 qytetar në Fier, Tepelenë, Dimal.
“Janë 207 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2”, informon Ministria.
“Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,104 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.
Statistika ( 7 Janar 2023)
Raste të reja ditore 29
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 499
Testime totale 2,021,996
Raste pozitive 332,907
Raste të shëruara 329,104
Raste aktive 207
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 138
Fier 19
Vlorë 12
Durrës 11
Berat 10
Gjirokastër 9
Kukës. 3
Dibër 2
Lezhë 1
Shkodër 1
Korçë 1























