TIRANË, 4 janar /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 75 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 6 qytetarë.
Sipas MSHMS-së, rastet pozitive janë shfaqur në këto bashki: 2 në Tiranë, nga 1 qytetar në Durrës, Lushnjë, Kolonjë, Berat.
“Janë 144 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, informon Ministria.
“Ndërsa janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,069 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.
Statistika (4 janar 2023)
Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 75
Testime totale 2,020,283
Raste pozitive 332,809
Raste të shëruara 329,069
Raste aktive 144
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 117
Fier 10
Berat 4
Shkodër 3
Durrës 3
Kukës 2
Vlorë 2
Dibër 1
Lezhë 1
Korçë 1
/r.e/












