Ballina Ekonomi

Kursimet në para në banka u rritën me 7%

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Banka e Shqipërisë bëri të ditur se me bazë vjetore, ka rritje të kursimeve në banka.

Kështu, kursimet në para në banka, u rritën me 7% në nëntor 2022, krahasuar me nëntorin 2021.

Sipas BSH-së, kursimet në valutë vijojnë të dominojnë në strukturën e depozitave, me 57.25% të totalit në fund të muajit nëntor.

Ndërkohë, stoku i depozitave arriti në 1.27 trilionë lekë, duke u tkurrur me 12.8 miliardë lekë në raport me muajin e mëparshëm.

Depozitat në monedhë të huaj prekën nivelin 726 miliardë lekë, me një rënie prej 1.3% në krahasim me muajin e mëparshëm.

Ndërsa reduktimin më të madh e shënuan depozitat pa afat të bizneseve, me 5.2% dhe depozitat në lekë të individëve u ulën me 0.6% me bazë mujore. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKreditimi i ekonomisë u rrit me 11%
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 30 dhjetor 2022