Ballina Ekonomi

Kreditimi i ekonomisë u rrit me 11%

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Kredia e re e disbursuar për ekonominë në 11-mujorin e këtij viti arriti vlerën e 247.9 miliardë lekëve, 11% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Rritja ka ndjekur ecuri pozitive në segmentin e bizneseve, ashtu edhe në atë të individëve. Kredia e re për biznesin gjatë 11 muajve të vitit 2022 është rritur 12.8% me bazë vjetore, ndërsa kredia e re në segmentin e individëve është rritur me 11.1%.

Sipas të dhënave të publikuara nga BSH-ja, kredia e re e dhënë nga sektori bankar gjatë muajit nëntor 2022, shënoi vlerën 20.2 miliardë lekë.

Banka Qendrore evidenton se, pas muajit shtator, kredia e re ka shfaqur një tendencë në rënie, duke reflektuar rritjen e normave të interesit por edhe shtrëngimin e kushteve të financimit nga sektori bankar. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Novak: Moska e gatshme të lejojë tranzitin e naftës së papërpunuar kazake në Gjermani
Artikulli tjetërKursimet në para në banka u rritën me 7%