Ballina Flash

Kanye West kryeson listën e antisemitizmit të Qendrës Wiesenthal

TEL AVIV, 28 dhjetor /ATSH-DPA/- Retorika e vazhdueshme e reperit amerikan, Kanye West, e mbushur me urrejtje për hebrenjtë, e ka vendosur atë në krye të listës vjetore globale të antisemitizmit të Qendrës “Simon Wiesenthal”.

“West, i cili e quan veten Ye, nuk është vetëm në vendin e parë për përhapjen e deklaratave antisemite dhe teorive konspirative, por për përdorimin e platformës së tij të madhe të medias sociale për të nxitur urrejtjen, fanatizmin dhe injorancën”, deklaroi sot grupi i të drejtave të hebrenjve.

“West kontribuoi në urrejtjen ndaj hebrenjve duke u bërë pjesë e diskursit të zakonshëm në media sociale, tha Qendra “Simon Wiesenthal”.

Gjithashtu, në listën e incidenteve kryesore antisemitike në vitin 2022 janë renditur, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, të cilin Izraeli e akuzon për paragjykim të padrejtë; Autoriteti Palestinez dhe presidenti Mahmud Abbas; sulmet ndaj hebrenjve në SHBA, Britanine e Madhe, Gjermani; dhe platforma e mesazheve Telegram e cilësuar një “pusull” e urrejtjes.//a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Kemi mbaruar gjysmën e punimeve tek “5 Maji”
Artikulli tjetërOsmani emëroi 3 komandantë dhe gradoi 3 gjeneralë të rinj të FSK-së