Ballina Ekonomi

Holanda kryeson në investimet e huaja direkte

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, investimet direkte holandeze në 3-mujorin e tretë 2022 arritën në 77 milionë euro, në rritje me 120% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Holanda kryesoi në totalin e investimeve të huaja sipas shteteve në tremujorin e tretë të këtij viti, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Ndërsa për 9-mujorin 2022 prekën vlerën e 147 milionë eurove, 4.2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në vendin tonë sipërmarrjet holandeze shtrihen në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit.

Investimet holandeze kryesojnë në energjetikë, që është edhe sektori që kryeson me vlerën më të madhe të investimeve të huaja.

Fluksi më i lartë i financimeve lidhen në pjesën më të madhe me investimet në hidrocentralin ku kompania “Statkraft”, po ndërton mbi lumin Devoll, në sektorin e komunikacionit shëndetësisë etj.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAZHBR: Mbi 45 mijë fermerë përfitues nga Skema Kombëtare
Artikulli tjetërRama: Restaurohet filmi “Koncert në vitin 1936”