Ballina Bota

KIEV – Zelensky: Duhet të jemi të përgatitur për çdo skenar

KIEV, 26 dhjetor /ATSH-AA/ – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se do të vazhdojnë të luftojnë për fitore dhe të jenë gati për çdo skenar, pavarësisht problemeve energjetike për shkak të sulmeve ruse.

Volodymyr Zelensky iu drejtua kombit në një video-mesazh në Telegram, duke uruar ata që festojnë Krishtlindjet.

“Kanë mbetur edhe pak ditë nga ky vit. Duhet të jemi të vetëdijshëm se armiku ynë do të përpiqet ta bëjë këtë kohë të errët dhe të vështirë për ne. Rusia ka humbur gjithçka këtë vit, por po përpiqet të kompensojë humbjet e saj me krenarinë e propaganduesve të saj pas sulmeve me raketa ndaj vendit tonë, ndaj energjisë sonë”, tha ai.

“E di që errësira nuk do të na pengojë t’u shkaktojmë pushtuesve disfata të reja, por duhet të jemi gati për çdo skenar”, shtoi Zelensky.

Ai u kërkoi ukrainasve të dëgjojnë alarmet ajrore dhe vuri në dukje se forcat ruse mund të nisin më shumë bombardime.

Ushtria ruse ka shënjestruar civilë në sulmet e fundit në qytetin Kherson, tha presidenti ukrainas.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/12/2022
Artikulli tjetërDyfishohet prodhimi i vajit të ullirit