Ballina Flash

Dhjetori i festave të Fundvitit në Elbasan

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Qyteti i Elbasanit është dekoruar me dritat shumëngjyrëshe në prag të festave të Fundvitit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga qyteti i Elbasanit në prag të festave të Fundvitit.

Të gjithë qytetarët elbasanas po përgatiten të festojnë këtë traditë të lashtë pagane, që ka lënë gjurmë të thella edhe në kulturën tonë shqiptare.

Bashkia e Elbasanit ka zbukuruar qytetin me pemët e Vitit të Ri, simbol i kësaj feste në qendër të qytetit, por jo vetëm, ndërsa muret e lashtë të kalasë së qytetit, nisin të ndriçojnë sapo errësira mbulon qytetin.

Në mbrëmje rreth pemës së Vitit të Ri mblidhen me dhjetëra fëmijë të shoqëruar me prindër, për të bërë fotot të cilat i ruajnë si kujtim në albumet e tyre.

Ambientet e dekoruara të ftojnë të qëndrosh dhe të shijosh këtë bukuri që ndodh vetëm për festat e Fundvitit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPallati në rrugën “Myslym Keta” i rrezikshëm, Mazniku: 30 familje banojnë sot tek “5 Maji”
Artikulli tjetërSkemat mbështetëse nxitën formalizimin, zgjerohet punësimi në sektorin rural