Ballina Flash

EU4Schools, inaugurohen 2 objekte arsimore në Shijak

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ Në kuadrin e programit të Rindërtimit, EU4Schools inauguroi dy objektet arsimore në bashkinë Shijak, shkollën 9-vjeçare dhe kopshtin “Rilindja”, Sallmone, si dhe kopshtin nr. 2 “Shtojzovallet”, Shijak.

Të pranishëm në aktivitet ishin ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana; shefi i Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së, Hubert Perr; ambasadorët e Suedisë, Austrisë dhe Gjermanisë; përfaqësues nga ambasadat e Francës, Italisë dhe Holandës; përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Monica Merino etj.

Të rindërtuara nga e para dhe sipas standardit më të lartë të sigurisë e cilësisë EUROCODE 8, të dy këto objekte arsimore ofrojnë nivelin më të lartë të procesit mësimor për nxënësit dhe mësuesit.

Ato janë dy prej 35 objekteve arsimore të përfunduara deri tani, ndërsa 13 objekte të tjera janë aktualisht në proces rindërtimi apo riparimi në kuadër të programit.

I financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP Albania, programi “EU4Schools” po ndërton 60 objekte arsimore me 24,500 nxënës e mësues përfitues në total.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Kuvendi i Kosovës, ndër më të transparentët në rajon
Artikulli tjetërBordi i Transparencës: Çmimi i naftës, 202 lekë/litër