ROMË, 14 dhjetor /ATSH / – Një tjetër lajm i mirë për ata që duan piper të kuq në kuzhinë, shkruan focus.it.
Një studim tjetër mbi virtytet e shëndetshme të kësaj erëze do të siguronte që ata që e hanë të kenë 25% më pak gjasa të vdesin sesa ata që nuk e konsumojnë.
Ky është përfundimi i një studimi të paraqitur nga Shoqata Amerikane e Zemrës për të cilin një grup shkencëtarët shqyrtuan 4 729 studime që përmbajnë të dhëna për shëndetin dhe dietën e më shumë se 570 000 njerëzve që jetojnë në SHBA, Itali, Kinë dhe Iran.
Rezultati?
Krahasuar me njerëzit që rrallë ose kurrë nuk kanë ngrënë spec djegës, ata që hanin kishin 26% më pak gjasa të vdisnin nga sëmundjet kardiovaskulare, 23% më pak gjasa për të vdekur nga kanceri dhe 25% më pak gjasa të vdisnin nga të gjitha shkaqet.
Por, pse speci djegës njihet si një erëz mrekulli për shëndetin?
Disa studime të mëparshme kanë zbuluar se ngrënia e specave djegës ka një efekt antiinflamator, antioksidant, antikancerogjen dhe rregullues të glukozës në gjak falë kapsaicinës, përbërësit kimik irritues.
Një studim francez i disa viteve më parë madje arriti në përfundimin se burrat që pëlqejnë ushqimet pikante mund të kenë nivele më të larta të testosteronit./ /os/






















