Ballina Ekonomi

Krifca: Rregulla për kultivimin e vreshtave që përdoren për prodhimin e verës

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, sot e përgjatë javës do të shqyrtohet projektligji i ri për vreshtarinë dhe verën.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca u shpreh në një postim në rrjetet sociale se, “kjo nismë që ka për qëllim vendosjen e rregullave për kultivimin e vreshtave që përdoren për prodhimin e verës, regjistrin e vreshtarisë, prodhimin, etiketimin, marketingun, potencialin e prodhimit, fuqizimin e varieteteve autoktone dhe kontrollet e produkteve të verës në Republikën e Shqipërisë”.

Krifca theksoi se nisma synon “përshtatjen me kërkesat dhe standardet e tregut ndërkombëtar, mbrojtjen e interesave të konsumatorëve duke ruajtur një konkurrencë të drejtë ndërmjet prodhuesve dhe operatorëve të tjerë vendorë në sektorin e verës si dhe nxitjen e përmirësimit të cilësisë së produkteve me marrjen e masave kombëtare për politikën e cilësisë në sektorin e verës”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPOLONI – Duda: Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës
Artikulli tjetërGolden Globe 2023 shpall nominimet