Ballina Flash

“Filarmonia në lëvizje” projekti që çon muzikën në gjithë Kosovën

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ 2022 ishte një vit plot me koncerte për Filarmoninë e Kosovës. Politika e re e “mobilitetit” e ka çuar këtë radhë Korin e Filarmonisë, në qytetin e Mitrovicës.

Në drejtimin e dirigjentëve Mary Konstantinidou dhe Hajrullah Syla, kori interpretoi vepra nga kompozitorë shqiptarë dhe të huaj.

Filarmonia e Kosovës gjatë këtij viti ka mbajtur koncerte të shumta në qytete të ndryshme të Kosovës, në kuadër të programit “Filarmonia në lëvizje”. Ata deri tani janë paraqitur në Ferizaj, Suharekë, Obliliq e Prizren.

Kjo është politika e re e mobilitetit për të gjitha institucionet e kulturës, të cilat nga viti 2023 do të kenë program të rregullt në gjithë Kosovën.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSadushi: Asistenca e ndërkombëtarëve e nevojshme për të çuar deri në fund Reformën në Drejtësi
Artikulli tjetërLlatja: Shtabi i Emergjencave në gatishmëri për situatën e reshjeve