Ballina Ekonomi

Forcohet leku, monedhat e huaja humbasin terren

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Leku fitoi pikë në kursin e këmbimit valutor me të gjitha valutat kryesore, ditën e premte.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, leku fitoi terren sërish në kursin e këmbimit me euron dhe u këmbye me 115.84 lekë, duke qëndruar pranë niveleve më të ulëta.

Dollari amerikan u këmbye me 109.71 lekë, ose 1.26 lekë më pak se të enjten. Ndërkohë paundi britanik u nënçmua me 0.53 lekë dhe këmbehet me 134.30 lekë.

Monedha zvicerane këmbehet me 117.61 lekë ose 0.22 lekë më pak se një ditë më parë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 109.71 -1.26
Euro EUR 115.84 -0.56
Poundi Britanik GBP 134.30 -0.53
Franga Zvicerane CHF 117.61 -0.22
Jeni Japonez (100) JPY 80.63 -0.06
Dollari Australian AUD 74.20 +0.17
Dollari Kanadez CAD 80.46 -0.59
Korona Suedeze SEK 10.62 -0.04
Korona Norvegjeze NOK 10.99 -0.04
Korona Daneze DKK 15.57 -0.08
SDR SDR 145.40 -1.76
Ar (OZ 1) XAU 196713.32 +98.89
Argjend (OZ 1) XAG 2529.70 +53.58
Juani Kinez (onshore) CNY 15.78 -0.12
Juani Kinez (offshore) CNH 15.78 -0.12
Lira Turke TRY 5.89 -0.06

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti: S’mund t’i trajtojmë ambasadorët e QUINT-it si ministra
Artikulli tjetërBerisha: Revolucioni demokratik hyn në fazën e dytë