Ballina Flash

Muzhaqi uron “Ditën e Rinisë”: Të rinjtë shqiptarë janë evropianë

TIRANË, 8 dhjetor  /ATSH/ Ministrja  e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, nëpërmjet një video të publikuar në mediat sociale, ka përcjellë urimet e saja për të gjithë rininë shqiptare, në kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë.

“Të rinjtë shqiptarë janë evropianë dhe e ardhmja e shqiptarëve s’ka qenë kurrë më e sigurt, si pjesë e familjes së madhe evropiane”, tha Muzhaqi.

Ministrja nënvizon se “të gjithë ne mund të japim kontributin tonë për ta bërë botën një vend më të mirë”.

Ajo iu ka bërë thirrje të rinjve të mos lejojnë askënd t’iu diktojë çfarë mund apo nuk mund të arrijnë, “pasi me vullnet dhe përpjekje çdo gjë arrihet!”.

“Të jesh i ri do të thotë të kesh energjinë, fuqinë dhe kurajon të ndryshosh botën”, shprehet ministrja e përgjegjëse e Rinisë, “dhe ndryshimi i botës fillon nga familja juaj”.

Një sërë aktivitetesh do të zhvillohen përgjatë kësaj dite, që nga ceremonia përmbyllëse e titullit të Tiranës- Kryeqytetit Evropian i Rinisë, koncerti “Thuaja RINI” me nxënësit e shkollave artistike, debati me të rinjtë e gjimnazit “Ismail Qemali” dhe studentët e Universitetit të Drejtësisë, e deri te përgatitjet për festën e madhe që do të mbahet me 10 mijë nxënësit e skuadrave të volejbollit dhe basketbollit, të ngritur në kuadër të Programit Kombëtar të Ekipeve Sportive.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAZHBR: 74 kontrata nga IPARD ku sipërmarrësit janë të rinj
Artikulli tjetërNjë gjerdan 1 300-vjeçar mes thesareve të varrosura në Angli