TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Kolonja ka marrë një tjetër pamje përgjatë ditëve të fundit dhe tashmë është gati për të pritur festat e fundvitit.
Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale pamje nga Kolonja e dekoruar me zbukurimet shumëngjyrëshe.
Dhjetori është muaji i festave dhe si të gjitha qytetet, edhe Kolonja është përfshirë nga atmosfera e gëzueshme e këtyre ditëve.
Përveç pemës së madhe të vendosur në qendër të Kolonjës, vezullimi i dritave shumëngjyrëshe dhe zbukurimet e ndryshme kanë krijuar tashmë atmosferën festive në këtë qytet.
/m.m/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.






















