Ballina Bota

KIEV- Gjermania i dërgon Ukrainës tanke kundërajrore ”Gepard”

ANKARA, 3 dhjetor /ATSH-AA/ – Gjermania është përgatitur t‘i dërgojë Ukrainës edhe shtatë tanke shtesë të blinduara kundërajrore të llojit “Gepard”.

Në lajmin e ”Der Spiegel” thuhet se qeveria gjermane si shtesë të 30 tankeve kundërajrore që përdoren aktualisht për të luftuar kundër ushtrisë ruse, do të dërgojë edhe shtatë tanke ”Gepard” shtesë për Ukrainën.

Tanket në fjalë në fillim ishin caktuar për të shkuar për skrap, por ato janë riparuar nga ”Krauss-Maffei Wegmann”, prodhuesi i armëve me qendër në Mynih, dhe pritet që të mbërrijnë në Ukrainë në pranverën e vitit 2023.

Qeveria gjermane krahas tankeve do t‘i dërgojë Kievit edhe municione shtesë.

Pritet që Gjermania t’i dorëzojë Ukrainës gjithsej 50 tanke ”Gepard”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKursi i ri i FSHF për trajnerin e përgatitjes atletike nis në janar
Artikulli tjetërProtesta e 6 dhjetorit, ambasada e SHBA-së këshillon qytetarët e vet të shmangin tubimet