Ballina Flash

Edhe princeshat marrin fustane me… qira?

NJU JORK, 3 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Princi William dhe Kate mbyllën tre ditët e tyre amerikane me prezantimin e çmimeve ”Earthshot”, në sallën MGM Music në Boston.

Princesha e Uellsit mbërriti në gala me një fustan të gjelbër të ”Solace London”, i marrë me qira në platformën britanike HURR, i cili kushtonte 100 sterlina.

Për të kompletuar fustanin, ajo vuri një gjerdan me diamant dhe smerald që i përkiste së ndjerës Diana.

Princi William në vend të kësaj kishte veshur një smoking prej kadifeje të errët, të përdorur tashmë edhe në raste të tjera./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRrumbullaku: Plan të detajuar masash për Samitin, perimetri i sigurisë i pacënueshëm
Artikulli tjetërVeliaj dhe arkitekti Winy Mass inspektojnë punimet te Piramida: I kushtohet të ardhmes së fëmijëve