Ballina Bota

ATHINË – Mitsotakis: Greqia eksportuese e sigurisë energjetike

ATHINË, 1 dhjetor /ATSH-ANA/ – Greqia është eksportuese e sigurisë energjetike për fqinjët tanë dhe kjo është kryesisht për shkak të strategjisë sonë energjetike dhe strategjisë në sektorin e gazit natyror, deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në një konferencë ndërkombëtare për gazin e lëngshëm natyror, e zhvilluar në Athinë.

”Kriza po ndryshon hartën energjetike të Europës dhe Greqia është në pёrballje me kёtё ndryshim”, theksoi kryeministri.

Mitsotakis prezantoi infrastrukturat e reja që janë zbatuar ose janë duke u ndërtuar dhe të cilat lejojnë një rritje të eksporteve të gazit natyror duke vënë në dukje veçanërisht rezervuarin e ri të gazit natyror të lëngshëm në Revythoussa, stacionin e gazit natyror të lëngshëm në Aleksandropolis, tubacionin TAP që transporton gazin natyror nga Azerbajxhani në Evropë nëpërmjet Greqisë dhe tubacionin greko-bullgar.

”Brenda disa vitesh ne mund të kemi dy, tre apo edhe katër stacione lundruese LNG. Ne duam të ndihmojmë fqinjët tanë me furnizimet e tyre me energji dhe të përmirësojnë stabilitetin që lidhet me sigurinë energjetike”, shtoi Mitsotakis./ / as/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Falënderoj Steinmeier për kujdesin që tregoi ndaj Nishanit
Artikulli tjetërFOKUS – Franca përgatitet për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike