Ballina Ekonomi

ARRSH riparon mbikalimin e Sukthit, devijohet qarkullimi rreth mesnatës

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se qarkullimi i mjeteve do të bllokohet në mbikalimin metalik të Sukthit për 1 orë, para mesnatës.

Sipas ARRSH-së, në orën 22:00 deri në orën 23:00 do të ndalohet qarkullimi pasi do të bëhet riparimi i dëmtimit nga një aksident rrugor i ndodhur së fundmi.

”Mbikalimi metalik i Sukthit u dëmtua si pasojë e një aksidenti duke shkëputur komplet pjesën kaluese nga elementet anësore/rampat e shkallëve. Sot në orën 22:00 deri në orën 23:00 do të bëhet montimi i elementit horizontal. Ky proces kërkon që rruga në të dyja senset e lëvizjes të bllokohet për 1 orë”, informoi ARRSH.

Ndërkohë, ARRSH bëri të ditur se lëvizja e mjeteve gjatë kësaj kohe do të realizohet nëpërmjet rrugëve alternative.

Sensi i lëvizjes Tiranë-Durrës do të devijohet në daljen qendër Sukth dhe do vazhdojë lëvizjen drejt Durrësit në segmentin e vjetër Tiranë-Durrës.

Sensi i lëvizjes Durrës-Tiranë do devijohet në segmentin e vjetër Durrës-Tiranë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSteinmeier: Gjermania në krah të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit
Artikulli tjetërBERLIN – Stoltenberg: Kemi nevojë për një Bundeswehr të fortë dhe të gatshëm