Ballina Bota

GJERMANI – Rriten pritshmëritë e tregut të punës

NUREMBERG, 28 nëntor /ATSH-DPA/- Pritshmëritë për tregun gjerman të punës u zhvendosën në një territor pozitiv në nëntor, pas gjashtë muajsh që treguan një perspektivë negative, sipas një studimi.

Instituti i Nurembergut për Kërkimin e Punësimit (IAB) tha se treguesi mujor i tregut të punës ishte rritur me 0,3 pikë në 100,5 pikë, duke u ngjitur kështu minimalisht mbi pikën neutrale prej 100 pikësh.

Barometri është një tregues i kushteve të tregut të punës. Të gjitha agjencitë gjermane të punësimit janë pyetur për pritshmëritë e tyre për tre muajt e ardhshëm.

Sipas anketës, komponenti që parashikon papunësinë u rrit me 0,3 pikë në 97,7 pikë në nëntor. Kërkesa për fuqi punëtore, të cilën e mat komponenti i punësimit të barometrit, u përkeqësua me 0,2 pikë në 103,3 pikë.

“Pavarësisht presionit të krizës energjetike, një perspektivë paksa pozitive po shfaqet në tregun gjerman të punës”, tha Enzo Weber, kreu i Njësisë Kërkimore të Parashikimeve dhe Analizave Makroekonomike të IAB.

“Tregu i qëndrueshëm i punës ndihmon në shmangien e një recesioni të rëndë,” tha ai.//a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDrejtuesit e shteteve Shqipëri-Kosovë, në mjediset ku do ngrihet muzeu “Kosova”, në Vlorë
Artikulli tjetërXhaçka në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Shqipëria, prej kohësh faktor stabiliteti