Ballina Aktualitet

PD për arrestimin Çervanakut: Vërteton implikimin e politikës

TIRANË, 25 nëntor/ATSH – I. Vata/ Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar për arrestimin e ish-kryetarit të Komunës Farkull, Viktor Çervanaku pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Fier.

Në një deklaratë për mediet, Balliu deklaroi se “Çervanaku është shëmbëlltyrë e pushtetit dhe tregon qartë lidhjet e qeverisë me krimin”.

“Viktor Çervanaku, që u kap si mi nga amerikanët, nuk është thjesht një zyrtar socialist i korruptuar, ai është shëmbëlltyra ideale e pushtetit të Edi Ramës”, tha ai.

Balliu u shpreh se Partia Demokratike dënon lidhjet mes trafikantëve që shkojnë deri në majat e pushtetit.

Në vijim të deklaratës, Balliu shprehet se raportimet dëshmojnë se droga transportohej me kamionët e ushtrisë drejt Malit te Zi, çka vërteton implikimin direkt të politikës në narkotrafik. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD reagon për rezolutën e PE-së
Artikulli tjetërGërvalla për dialogun me Serbinë: Zgjidhja finale, njohja reciproke