Ballina Aktualitet

Berisha-Meta: Bashkëpunim elektoral dhe parlamentar

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në takim ishin të pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka dhe nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Berisha informoi se “në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës”.

“Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi”, tha Berisha.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak50 ushtarakë seminar mbi median dhe komunikimin publik
Artikulli tjetërKIEV – Sulmet ruse dëmtojnë infrastruktura të rëndësishme