MOSKË (Rusi) – Fillimi i gjyqit të opozitarit të burgosur rus, Ilia Yachine.
LONDËR – Vendimi i Gjykatës së Lartë për ligjshmërinë e një referendumi për pavarësinë e Skocisë, pa pëlqimin e qeverisë britanike.
EREVAN (Armeni) – Takimi i liderëve të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive
ANKARA (Turqi) – Vizita e presidentit kuban, Miguel Diaz-Canel.
CASTEJON DE LA PLANA (Spanjë) – Takimi i kryeministrit, Pedro Sanchez me homologun e tij rumun, Nicolae Ciuca.
STOKHOLM (Suedi) – Vizitë e sekretarit francez të Shtetit për Evropën, Laurence Boone, në funksion të presidencës suedeze të BE-së.
LONDËR – Kryeministri britanik, Rishi Sunak merr pjesë në pyetjet dhe përgjigjet javore në Parlament.
LONDËR – Ministri i Financave Jeremy Hunt u përgjigjet pyetjeve nga Komiteti i Thesarit i Parlamentit.
BERLIN (Gjermani) – Kancelari Olaf Scholz pret presidentin qipriot, Nikos Anastasiadis.
LOS ANXHELES – Publikimi i filmit të animuar “Avalonia, udhëtimi i çuditshëm”, nga studiot e Disney.
DAMASK (Siri) – Vizitë e kryeministrit bjellorus, Roman Golovchenko./ a.jor.












