Ballina Ekonomi

Hapat për të marrë pjesë në ankandet e Bonove të Thesarit

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ftoi qytetarët që të investojnë në Bono Thesari, teksa tregoi se katër hapa duhen ndjekur për të marrë në ankandet e Bonove.
Çdo qytetar mund të marrë pjesë në ankand, nëpërmjet sporteleve në degët e Bankës së Shqipërisë duke ndjekur 4 hapa të thjesht. 1-Hapja e një llogarie cash, 2- Derdhja e një fondi minimum 300 mijë lekë, 3- Marrja e numrit IBAN dhe 4- Paraqitja e IBAN-it dhe vërtetimit për bllokimin e shumës pranë sportelit të BSH-së.
“Ju mund të merrni pjesë në ankandet e Bonove të Thesarit dhe të rrisni vlerën e kursimeve tuaja”, u shpreh Ibrahimaj.
Ekspertët e ekonomisë e mbështesin nismën e qeverisë, që fton qytetarët për të investuar në bono thesari dhe obligacione, teksa e cilësojnë këtë proces me interes për qytetarët.
Qytetarët  duhet ta shikojnë këtë si një mjet investimi, pasi risku është i vogël në këto moment kur norma e kthimi është shumë e lartë, për shkak të rritjes së normës së interesit të lekut që ka miratuar BSH-ja.
Gjithashtu qytetarët duhet të investojnë në Bono Thesari sepse do të përfitojnë norma të mira interesi. Me risk të vogël dhe norma kthimi 5.5% është instrumenti më i mirë i mundshëm për të investuar për qytetarët.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMjekët për Spitalin e ri Infektiv: Qendër kombëtare ekselence
Artikulli tjetërKing-Smith takim me Begaj: Mbështetje Shqipërisë për mbrojtjen kibernetike