TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me fundjavën, ndërsa euroja humbi terren.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 1.44 lekë dhe këmbehet me 114.41 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.06 pikë dhe këmbehet me 117.07 lekë.
Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u forcua me 0.39 lekë duke ngjitur në kuotën 134.98 lekë.
Franga zvicerane këmbehet me 119.29 lekë, ose 0.54 lekë më shumë se ditën e shtunë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 114.41 | +1.44 | |
| Euro | EUR | 117.07 | -0.06 | |
| Poundi Britanik | GBP | 134.98 | +0.39 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 119.29 | +0.54 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 80.70 | -0.05 | |
| Dollari Australian | AUD | 75.67 | -0.18 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 85.17 | +0.37 | |
| Korona Suedeze | SEK | 10.65 | -0.01 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 11.15 | -0.03 | |
| Korona Daneze | DKK | 15.74 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 150.16 | +2.09 | |
| Ar (OZ 1) | XAU | 199067.68 | -195.58 | |
| Argjend (OZ 1) | XAG | 2363.48 | -29.22 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 15.97 | +0.10 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 15.95 | +0.10 | |
| Lira Turke | TRY | 6.14 | +0.07 | |
/r.e/























