Ballina Flash

Parashikimi i motit, 20 nëntor 2022

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal atmosferik shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugore.

Moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar.

Përgjatë ultësirës perëndimore (veriperëndim, perëndim, jugperëndim) reshjet e shiut me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në periudha afatshkurtra reshjet në këto zona me intensitet tepër të lartë dhe të rrëmbyeshme.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-10 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera herës intensive dhe shpejtësi me rrahje deri në 13-18 m/s. Erë e fortë dhe problematike përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 3-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/15 Re shi/rrebesh
Kukës 15/16 Re shi
Lezhë 15/16 Re shi/rrebesh
Dibër 12/17 Re shi
Durrës 13/19 Re shi/rrebesh
Tiranë 16/20 Re shi/rrebesh
Elbasan 14/20 Re shi
Berat 15/21 Re shi
Vlorë 17/21 Re shi/rrebesh
Korçë 13/15 Re shi
Gjirokastër 13/17 Re shi/rrebesh
Sarandë 17/19 Re shi/rrebesh
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPODGORICË – Marichikj: Një plan më i qartë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/11/2022