Ballina Bota

TEHERAN – Irani dënon rezolutën e IAEA-s, kërcënon me kundërmasa

TEHERAN, , 19 nëntor /ATSH-DPA/-Irani ka dënuar sot rezolutën e fundit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) duke paralajmeruar se do të merrte kundërmasa.

“Ky hap i IAEA-s nuk ishte konstruktiv dhe për këtë arsye ne do të marrim kundërmasat e duhura nga ana jonë”, deklaroi sot ministri i Jashtëm, Hossein Amirabdollahian”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve (IRNA).

Komiteti drejtues i IAEA-s akuzoi të enjten Teheranin për mungesë të transparencës në lidhje me programin bërthamor të Iranit dhe kërcënoi në mënyrë indirekte se do të thërriste Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Rezolutë për këtë çështje u miratua në Vjenë.

“Amirabdollahian e përshkroi rezolutën si të motivuar politikisht, duke thënë se ajo erdhi nën presionin e SHBA-së”, sipas IRNA.

Teherani ka theksuar gjithmonë se teknologjia bërthamore do të përdoret vetëm për qëllime paqësore. Por, mungesa e bashkëpunimit me IAEA-n dhe prodhimi i uraniumit për qëllime të mundshme ushtarake të programit të saj bërthamor, ka nxitur shqetësime në Perëndim.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVARSHAVË – Polonia renditet e gjashta në Indeksin e Mbrojtjes Kibernetike
Artikulli tjetërNikolla: Me aventurën e 6 dhjetorit Berisha përbalt Shqipërinë