Ballina Ekonomi

Mbi 60% e shkëmbimeve tregtare, me vendet e BE-së

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 60.2 % të gjithë volumit tregtar, ndërsa partner kryesor tregtar vijon të jetë Italia, me 29.6%.

Sipas raportit të publikuar sot nga INSTAT mbi tregtinë e mallrave, në tetor 2022 eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76,9 % të totalit të eksporteve dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,6 % të importeve.

Partnerët tanë kryesorë tregtarë janë: Italia 29.6 %, Turqia 8.2 %, Greqia 6.7 % dhe
Kina 6.3 %.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShpenzimet kapitale gjatë 10-mujorit, 55.7 miliardë lekë
Artikulli tjetërKuvendi miraton Aktin Normativ për marrjen e masave për kursimin e energjisë