Ballina Flash

F1 – Emiratet e Bashkuara Arabe stacioni i fundit

ABU DABI, 18 nëntor /ATSH-DPA/ – Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) do të presin garën e 22-të dhe të fundit të sezonit në Kampionatin Botëror në Formula 1.

Xhirot për renditjen në Çmimin e Madh të EBA-së do të fillojnë nesër në orën 15:00 në pistën e gjatë 5,3 kilometra Yas Marina në kryeqytetin Abu Dhabi. Ndërsa gara me 58 xhiro do të fillojë të dielën më 20 nëntor në orën 14:00.

Këtë sezon, Max Verstappen (Red Bull) fituesi i kampionatit, ka fituar 14 gara, Charles Leclerc (Ferrari) 3, Sergio Perez (Red Bull) 2 ndërsa Carlos Sainz nga Ferrari dhe George Russell (Mercedes) nga një garë.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

Klasifikimi i pilotëve

1. Max Verstappen (Holandë): 429 pikë

2. Charles Leclerc (Monako): 290

3. Sergio Perez (Meksikë): 290

4. George Russell (Britani e Madhe): 265

5. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 240

Klasifikimi i ekipeve

1. Red Bull: 719

2. Ferrari: 524

3. Mercedes: 505

4. Alpine: 167

5. McLaren: 148     /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
  • ETIKETIMET
  • f1
Artikulli paraprakSistem elektronik biletarie në Divjakë, Kumbaro: Përjashtohen banorët dhe subjektet nga tarifa
Artikulli tjetërRama: Çmimi i pandryshuar i energjisë mban inflacionin në nivelin më të ulët në rajon