Ballina Flash

Kur u shpikën syzet?

SIENA, 17 nëntor /ATSH/ – Nëse nuk marrim parasysh legjendat që ia atribuojnë meritën kinezëve apo indianëve, syzet me siguri janë shpikur në Venecia gjatë viteve 1200, shkruan focus.it.

Në manastirin e Santa Katerinas në Pizë thuhet se frati domenikan Alesandro dela Spina (vdiq më 1313) “ribëri dhe bëri të njohur shpikjen e syzeve, të cilat dikush tjetër i kishte krijuar fillimisht, por nuk donte t’i përhapte të përdoreshin në masë”.

Që nga fundi i viteve 1200, në disa kapituj të arteve veneciane përmenden syzet (“roidi da ogli”) si objekte që ishin prodhuar prej disa kohësh nga artizanët e qelqit Murano.

Një nga paraqitjet e para piktoreske të syzeve (riprodhuar në foto) shfaqet në portretin e kardinalit Hugh, tek afresket e 1352 të piktorit Tomaso da Modena, në seminarin e Trevizos./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Nji prej nesh” vjen në Millennium pas premierës ndërkombëtare në Cottbus
Artikulli tjetërBalla: Non grata-t nuk lejohen në portin e ri të Durrësit, ky qenka halli i Saliut